309 - Single Lajmi | Template Website
Lajmet
MIRSIM BEQIRI: PER PENGIMIN E AVIONEVE ME LASER DENIMI DERI NE PESE VJET BURGIM

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) në Zyrën e Kryeministrit, në përputhje me obligimet ligjore, ka nënshkruar një Memorandum të bashkëpunimit me Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Memorandumi është nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Dr.Shkelzen Sylaj, dhe Mirsim Beqiri kryesues i KHAIA-s.Memorandumi rregullon mënyrën e ofrimit të mbështetjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës për KHAIA, në rast të ndonjë aksidenti ajror ose hekurudhor në Republikën e Kosovës. Mbështetja do të ofrohet nga njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, me qëllim të gjetjes së personave të zhdukur, kutive të zeza si dhe materialeve të tjera, objekt i hetimeve dhe kërkimeve të KHAIA-sëGjithashtu FSK do të mbështes KHAIA-në në transportin e mbetjeve në rast të një aksidenti të fluturakeve dhe trenave nga vendi i transportit deri në lokacionin e caktuar nga KHAIA.